Bashkimi Tregtar i Shqiperise morri pjese ne Diskutimin Teknik te organizuar nga Keshilli i Investimeve me ne fokus sfidat kryesore te biznesit dhe nderhyrjet e mundeshme ne permiresimin e ofrimit te sherbimeve te dixhitalizuara.
Lidhur me temen, nga Komuniteti i Biznesit u vune ne duke nje sere problematikash lidhur me ofrimin e sherbimeve online dhe ndikimin qe ka pasur ky ndryshim ne aktivitetin e biznesit. Ne kete kuader u evidentua se problematikat kryesore jane:
- nderlidhja mes institucioneve;
- aksesi ne sherbime:
- faqe jo-user friendly;
- ndryshime te vazhdueshme ne kerkesa/dokumentacionin e nevojshem;
- procedura te paqarta;
- mosfunksionimi i sherbimeve ndihmese si nenshkrimi elektronike etj.
- mungesa e suportit institucional;
- koha e gjate per kthimin e pergjigjeve;
- vonesa ne marrjen e sherbimit;