Sherbime

services

“Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” synon të jetë një hapësirë e dedikuar ku anëtarët e saj shkëmbejnë ide, përqasje ndaj tregut, politikave lokale dhe qëndrore, të cilat konsolidohen, përcillen dhe ndiqen rigorozisht në çdo institucion, organizatë apo aktorë tjerë të rëndësishëm me impakt në klimën e biznesit në vend.

Si organizata më e madhe në Shqipëri në fushën tregtare, dhe përfaqësuese e kompanive me të mëdha dhe ato me aktivitet tregtar, të shtrira në të gjithë territorin e vendit, BTSH në përputhje me objektivat e saj ofron këto shërbime:

• Lobim për çështje ligjore dhe financiare me impakt në tregun e distribucionit, shitjes me pakicë dhe më gjerë;

• Aktivitete Network me përfaqësues të lartë të qeverisjes qëndrore dhe lokale;

• Pjesëmarrje në aktivitete lokale dhe ndërkombëtare që realizohen në vend;

• Forume, Seminare dhe Konferenca Biznesi lokale dhe ndërkombëtare;

• Asistencë në fushat financiare, juridike, administrative dhe të tjera;

• Programi “Members 2 Members” është një program i cili angazhon anëtarët e BTSH për ofrimin e ofertave, discounteve në produkte dhe shërbime për një ose disa kompani, ose për punonjësit e tyre;

• Takime B2B;

• Identifikim partnerësh biznesi falë bashkëpunimit me organizatat e shteteve të huaja, ataše ekonomik dhe ambasadat prezente në vend;

• Ofrimi i shërbimeve të rekrutimit – Publikimi i njoftimeve fillestare si dhe prescreening-i i kandidatëve fillestarë me qëllim lehtësimin e përzgjedhjes për anëtarin e interesuar.

• Pjesëmarrje në projekte dhe programe në ndihmë të anëtarëve të saj;

• Pjesëmarrje në tryeza të rrumbullakëta;

• Pjesëmarrje në mbledhjen e Asamblesë së anëtarëve;