Objektivat
Qëllimi kryesor i “Bashkimit Tregtar të Shqipërisë” është mbrojtja e interesave të distributorëve dhe shitësve me pakicë.
Objektivat dhe fusha e veprimtarisë së BTSH janë:
• të përfaqësojë dhe të mbrojë të drejtat dhe interesat e distributorëve dhe shitësve me pakicë si dhe të sipërmarrësve në përgjithësi, në raport me administratën shtetërore dhe institucioneve të tjera publike dhe private;
• të shërbejë si nxitëse në solidarizimin e sipërmarrësve në fushën e distribucionit dhe shitjes me pakicë, për zhvillimin e konkurrencës së lirë dhe të ndershme;
• të nxisë iniciativat ligjore për përmirësimin e legjislacionit në fushën e ekonomisë, financave, tatim-taksave, doganave si dhe fusha të tjera që lidhen drejtpërdrejtë ose jo, me veprimtarinë e anëtarëve të Shoqatës;
• të shërbejë si nxitese për dialog dhe partneritet public – privat, institucionet shtetërore, me qëllim mbrojtjen e interesave të sipërmarrësve;
• të propozojë strategji dhe politika që lidhen me veprimtarinë e saj;
• të organizojë aktivitete sensibilizuese dhe konferenca ku të trajtohen problematikat me të cilat ndeshen sipërmarrësit shqiptarë;
• të ofrojë shërbime dhe asistencë për anetarët e saj në fushat financiare, juridike, administrative, e te tjera si dhe harton, mbështet dhe administron projekte dhe programe në këto fusha, në ndihmë të anëtareve të saj.