Bordi i BTSH
Shoqata “Bashkimit Tregtar të Shqipërisë”, në përputhje e legjislaionin Shqipëtar në fuqi, ka si organ drejtues Bordin.
Bordi Drejtues përbëhet nga shtatë Anëtarë me mandat 4 vjeçar, i cili kryesohet nga Kryetari i Bordit.
Anëtarët e Bordit përzgjidhen me votim nga Asambleja e Anëtarëve, i cili është organi me i lartë vendimmarrës i Shoqatës.
Bordi përbëhet nga sipërmarrës të shquar nga të gjitha profilet e tregtisë, prodhim, import-eksport, distributorë dhe shitës me pakicë, dhe për të gjithë kategorinë e produkteve, si ato ushqimore dhe jo-ushqimore, produkteve të akcizës, veshje, elektronike, elektroshtepiake, etj
Për t’u njohur me përberjen e Bordit të Shoqatës “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë”, jeni të lutur të kontaktoni me Zyrën e Shoqatës në adresën info@btsh.al