Blog

27/07/2016

Rekomandime për Ministrine e Financave mbi impaktin e ankimimeve te vendimeve te Drejtorise se Apelimit Tatimor (DAT) ne gjykate dhe menyrat per te permiresuar klimen e biznesit ne kete drejtim

13 Nentor 2015

Shoqata “Bashkimi Tregtar i Shqiperisë”, si përfaqësuese e interesave të aktivitetit të distributoreve dhe shitësve me pakice ne Shqipëri, paraqet shqetesimet dhe sugjerimet e saj si vijojnë:

1.    Problematikat:

Aktualisht, ne perputhje me Ligjin e Procedurave dhe aktet nenligjore te dala ne zbatim te tij, ne monentin kur DRT nxjerr nje Njoftim Vlerësimi (“NJV”) ndaj nje tatimpaguesi, ne sistemin kompjuterik te DRT, pasqyrohet detyrimi tatimor qe NjV ka nxjerre. Ky detyrim qendron i tille derisa te jete paguar, apo derisa nje vendim perfundimtar te jete marre dhe DRT vendos ta reflektoje atë në sistemin kompjuterik.

Në menyre qe nje ankim i tatimpaguesit te merret ne konsiderate dhe te shqyrtohet, duhet qe tatimpaguesi, te parapaguaje apo te jape nje garanci bankare ne favor te DRT shumen e principalit te parashikuar ne NjV. Garancia bankare apo/dhe paragimi qendrojne ne favor te DRT deri ne momentin kur eshte vendosur heqja nga sistemi tatimor te detyrimit te pasqyruar ne NjV.

Edhe pse duhet theksuar se krijimi i mundesise se dhenies se nje garancie bankare, si alternative e parapageses, ka qene nje hap shume i rendesishem perpara ne ndihme te bizneseve, po ashtu duhet theksuar se kostoja qe ka biznesi (direkte dhe indirekte) edhe ne rastin e garancise bankare mbetet tejet e larte dhe me pasoje direkte ne zhvillimin e tij (biznesit).

Mjafton te permendim se garancia bankare ne kete rast mund te leshohet nga banka vetem kundrejt kostos dhe vetem nese tatimpaguesi (i) bllokon aq likuiditet sa eshte dhe vlera e garancise bankare, ose (ii) perdor nje instrument financiar garantues nga banka, e cila ne fund te dites eshte e barazvlefshme me kredine bankare si nga kosto (interesat etj) ashtu edhe per nga kolaterali qe duhet te jape biznesi. Ne te dyja rastet, biznesit i duhet qe pervec kostove direkte qe ka per kete lloj instrumenti, te bllokoje likuiditet (ne shumen e pasqyruar ne NjV) apo/dhe te krijoje nje ekspozim bankar ne favor te DRT, çka e kufizon biznesin qe nje instrument te tille ta perdore per investime apo rritje te tij, derisa DRT te vendose per heqjen nga sistemi kompjuterik i saj te detyrimit te tatimpaguesit.
Nderkohe qe periudha minimale dhe maksimale deri ne zgjidhjen perfundimtare te procesit te ankimimit shkon mesatarisht nga 3 deri ne 6  vite.

Ne shtese te kesaj, tatimpaguesit i duhet qe te vazhdoje te paguaje cdo muaj detyrimet tatimore qe krijohen si pasoje e aktivitetit te tij.

Situata e pershkruar me siper, krijon nje trysni te madhe ndaj biznesit duke e vendosur ate ne nje pozite thellesisht te pabarabarte me administraten tatimore. Keshtu ndersa gjate gjithe kohes qe zhvillohet procesi i ankimit, qe nga ankimi ne DAT deri ne perfundim te gjykimit ne Gjykaten e Larte, tatimpaguesi ka parapaguar detyrimin/principalin apo ka bllokuar dhe/ose ka marre kredi ne ate shume ne banke per te dhene garanci bankare, DRT nuk ka nje presion te tille dhe per rrjedhoje jo ne pak raste procesi zgjatet dhe ne menyre artificiale, duke shpresuar ne nje terheqje te tatimpaguesit.

Ne te kaluaren, pikerisht prej ketij mekanizmi, mund te themi qe eshte nxitur edhe korrupsioni ne admisnitraten tatimore, pasi tatimpaguesit detyroheshin qe te gjenin menyra extraligjore per te rene dakord me admisnitraten tatimore, pikerisht per shkak te kostos shume te larte dhe zgjatjes se procesit te ankimit, edhe ne rastet kur ata kishin te drejte.

Keshtu permiresimi (ne kohe) qe solli shqyrtimi i ceshtjeve administrative ne gjykaten e shkalles se pare dhe ate te apelit admisnitrative, thuajse zhvleresohet nga koha shume e gjate e pritjes per tu shqyrtuar ne Gjykaten e Larte. (Ketu nuk po marrim fare ne konsiderate kostot e perfaqesimit ligjor ne gjykate nga tatimpaguesi, qe ne cdo rast jane ne perpjestim te drejte me shkallen gjyqesore ku ndodh ky perfaqesim).

Edhe pse jo aq e rendesishme, mendojme qe nje sistem i tille, ka krijuar problematike edhe per vete administraten tatimore pasi ne menyre thuajse artificiale ka rritur debine e kesaj administrate ndaj tatimpaguesve gjate periudhes se perfundimit te shqyrtimit gjyqesor te ceshtjes. Pa permendur ketu kostot financiare qe i eshte dashur te paguaje ne rastet kur e ka humbur konfliktin gjyqesor.

Situata behet e akoma me e komplikuar per te dy palet (DRT dhe tatimpaguesin), vecanerisht duke pasur parasysh detyrimin e DRT per te ndjekur ne te gjitha shkallet e gjyqesorit nje konflikt gjyqesor ku ajo eshte pjese, ne perputhje me Udhezimin e Ministrisë së Financave.

Ndonëse Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj Nr. 39 date 30/06/2014, e ka gjetur jo ne kundershtim me Kushtetuten te drejten e DRT per te bere ankim ne gjykate ndaj vendimeve te DAT, mendojmë se ka ardhur koha që të shikohet mundësia për të gjetur alternativa që adresojnë shqetësimet e bizneseve pa cënuar te drejten e DRT’s për të mbledhur detyrimet tatimore.  Kjo mund të bëhet duke i vënë detyrimin DRT’s që të ktheje/çlirojë garancinë bankare në momentin që DAT ka vendosur kundra vendimit të DRT, ose duke e specifikuar më qartë në udhëzime përkatëse rastet kur DRT mund të mos bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë pasi është marrë një vendim i formës së prerë.

2.    Sugjerimet
i)    Sipas mendimit tone, nje shtyse jo e vogel e DRT per te bere ankim ne gjykate ndaj vendimit te DAT, eshte pozita teresisht e pabarabarte e paleve gjate procesit. Ndersa tatimpaguesi (sic u tha me lart) ka nje kosto te larte per te bere ankimin, por me teper per ta perfunduar ate ne te gjitha shkallet, DRT, nuk ka te tilla kosto dhe presioni mbi të është minimal.

Nese legjislacioni do te parashikonte detyrimin qe pas perfundimit te apelit nga DAT dhe te nje vendimi ne favor te tatimpaguesit, ketij te fundit i kthehen shumat e parapaguara dhe/pse garancia bankare e dhene, atehere, mendojme se DRT do te ishte perballe nje zgjedhje te kujdesshme te vendimeve te DAT qe do te apelonte ne gjykate. Po keshtu ky mekanizem nuk do te kishte kosto per DRT edhe ne rast te humbjes se procesit ne gjykate, pasi tatimpaguesi do ti kishte terhequr parate dhe nuk do te kerkonte interesat/kamate vonesat per periudhen qe i kishjte pasur te bllokuara.

Sigurisht, kjo gjithashtu do të sillte çlirimin e bizneseve nga kostot e shumta që shoqërohen si me bllokimin e garancisë bankare përgjatë proçeseve të përzgjatura gjyqësore.  Pëveç kësaj, kjo gjithashtu do të ulte kostot që kanë bizneset për të përballuar këto proçese, duke qenë se DRT do ishte më e kujdesshme dhe përzgjedhëse në vendimarrjen për ta çuar ose jo një çeshtje në proces gjyqësor.

ii)    Në shtesë të sa më lart është shume e llogjikshme dhe teresisht e mundshme, madje dhe e bazuar në legjislacionin aktual, që DRT të ketë discrecionin që të vlerësojë nëse duhet apo jo të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë ne rastet kur ka nje vendim te formes se prere te Gjykates se Apelit Administrativ ne favor te tatimpaguesit.

Megjithe pavaresise ne vendimmarrje, DAT mbetet nje organ i ekzekutivit. Nese, pas ankimit qe DRT ben ndaj vendimi te ketij organi ne gjykate dhe, ndjekjes se ceshtjes ne gjykaten e shkalles se pare dhe te apelit (administrativ), perseri kjo e fundit i ka dhene te drejte tatimpaguesit, ndjekja e procesit edhe ne Gjykaten e Larte edhe ne rastet kur vete DRT eshte e bindur per mungesen e eficences te ketij procesi do te ishte me kosto te larte per te dy palet.

Per kete arsye, ne perputhje me Udhezimin e MF dhe ne linje me parashikimet e pikes 109.7, 109.10, Ministria e Financave, mund te parashikoje procedura sipas te cilave, ne rastet kur (i) DAT ka vendosur te shfuqizoje teresisht apo pjeserisht nje detyrim tatimor te pasqyruar ne nje NjV te DRT dhe (ii) kjo e fundit ka ankimuar gjyqesisht vendimin e DAT, (iii) DRT ka te drejte qe me miratimin e Drejtorise se Perjgithshme te Tatimeve, te vendose te mos beje rekurs ne Gjykaten e Larte ndaj nje vendimi te Gjykates se Apelit Adminsitrativ qe ka vendosur ndaj ankimit te saj (DRT).

Mendojme qe nje zgjidhje e tille, (i) siguron mbrojtjen e interesave te DRT, (ii) realizon shqyrtimin gjyqesor dhe me te kualifikuar te vendimit te DAT, (iii) shkurton kostot si per DRT ashtu dhe per tatimpaguesin.

Përveç sa më lart, mendojmë se me këtë ndërhyrje Ministria e Financave mund të përcaktojë standardet dhe procedurat në bazë të të cilave DRT mund të vendosë të mos bëjë rekurs pranë Gjykatës së Lartë për një çështje e cila në bazë të Ligjit të Procedurave tatimpaguesi ka të drejtën të apelojë direkt në gjykatë pa kaluar ne procesin e apelimit administrativ.   Kështu, ka raste në të cilat Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë e ka zgjidhur një konflikt ndërmjet tatimpaguesit dhe DRT-së.  Në këto raste, duke pasur parasysh dhe kostot shumë të larta jo vetëm për tatimpaguesin por edhe për vetë DRT nga zgjatja e procesit, mendojmë se DRT duhet të ketë tagrin që të vendosë të mos bëjë rekurs në Gjykatë të Lartë në rast se e gjykon çështjen pa mundësi për tu fituar,  pasi të ketë marrë aprovimet përkatëse nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

3.    Konkluzion

Në përfundim mund te themi se edhe pse ka nje permiresim te ndjeshem te kostove dhe mundesive te tatimpaguesve per tu ankimuar ndaj vendimeve te DRT, sistemi aktual dhe vecanerisht kerkesa per te (i) pasur garanci bankare apo parapaguar principalin e detyrimit tatimor te pasqyruar ne NjV deri kur kemi nje vendim perfundimtar gjyqesor (pasi eshte shprehur Gjykata e Larte) si dhe (ii) praktika e DRT per te ankimuar cdo vendim te DAT qe nuk le ne fuqi vendimin e saj (DRT) ne te gjitha shkallet e procesit gjyqesor, perfshi Gjykaten e Larte, rezulton ne nje pabarazi te dukshme te paleve ne proces si dhe ne kosto te larta si per DRT ashtu dhe per tatimpaguesin.

Kthimi i parapageses apo garancise bankare ne rast te apelimit te vendimit te DAT nga DRT ne gjykate si dhe përcaktimi i procedurave dhe standardeve kur DRT ka të drejtë që të mos beje rekurs ne Gjykaten e Larte, atehere kur DRT e gjykon te panevojshem rekursin, do te ishin inisitativa qe do te sillnin permiresime ne gjendjen aktuale.

______

Baza Ligjore:    (i) Ligji i Procedurave Tatimore; (ii) Udhezimin Nr. 4, date 27.01.2011 “Per Zbatimin e Buxhetit te vitit 2011” (ketu “Udhezimi i MF”; (iii) Vendimin Nr. 39 date 30/06/2014 te Gjykates Kushtetuese (ketu “Vendimi i GJK”), Udhezim Nr. 24 date 02/09/2008 “Per procedurat tatimore” i ndryshuar (ketu “Udhezimi i procedurave”), Vendimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. 16 date 25.07.2008;
______

Me respekt,
Shoqata “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë”

Publikime
About admin-btsh