Bashkimi Tregtar i Shqiperise paraqiti prane Komisionit te Veprimtarise Prodhuese komentet dhe propozimet e saj lidhur me ndryshimet e parashikuara ne projektligjin “Per Ushqimin”.
Permes shkreses te paraqitur ne Kuvend, BTSH shprehu nje sere problematikash te cilat hasen ne parashikimet e projektligjit si dhe propozon nje sere zgjidhjesh mbi me keto problematika.
Problematik per BTSH u paraqit Neni 2 i cili parashikon tarifat lidhur me inspektimet ne PIK.
Lidhur me kete ceshtje propozohet:
- “Shpenzimet per kontrollin zyrtar ne PIK, si dhe per kryerjen e te gjitha analizave te nevojshme laboratorike per sigurine e produktit ushqimor perballohen nga operatori i biznesit.
- Tarifa per pajisjen me dokumentin perkates do te kete vlere fikse dhe do te paguhet vetem nje here pas kontrollit ne PIK.
- Vlera e mostrave te marra per analize i rimbursohet operatorit te biznesit ne rast se rezultatet e tyre jane konform me legjislacionin ne fuqi.”
Problematik gjithashtu shfaqet edhe Neni 9 pika 3 e projektligjit, i cili parashikon qe vendimet per denimin me gjobe te biznesit perbejne titull ekzekutiv.
Sipas Kodit te Proçedures Civile kjo do te thote se ekzekutimi i vendimit, me marrjen e tij, behet i detyrueshem per subjektin e gjobitur pra me fjale te tjera, ndryshimi ne Ligjin “Per ushqimin” ka per qellim t’i jape Autoritetit Kombetar per Ushqimin kompetenca per te dhene vendime te formes se prere, si ato qe merr gjykata duke shkelur nje sere parimesh shuem te rendesishme.
Gjithashtu e drejta per te shkuar ne gjykate pas ekzekutimit te gjobes, siç thote Projektligji, eshte nje e drejte pa asnje permbajtje, pra nje e drejte iluzionare, sepse nese masa administrative ekzekutohet automatikisht subjekti eshte cenuar rende ne interesat e tij financiare dhe tregtare ne menyre te pariparueshme. Ai nuk mund te zhvilloje me veprimtari lirisht dhe per me teper demtimi i imazhit, e cila eshte aseti me i rendesishem i nje kompanie, eshte i neperkembur nga shteti.
Per kete arsye BTSH kerkon me ngulm qe pika 3 e ketij neni te hiqet.
Nje tjeter parashikim problematik eshte edhe ai i Nenit 70/1 i cili parashikon komisionet te cilet shqyrtojne ankimet. Neni parashikon se per inspektimet me vlere mbi 300’000 leke ankesa shqyrtohet nga komisioni i ngritur prane MBZHR.
Lidhur me kete ceshtje BTSH evidenton se trajtimi i diferencuar midis inspektimeve me vlere mbi 300.000 leke dhe nen kete vlere eshte i pajustifikuar, pasi kjo vlere nuk percakton rendesine e saj. Duhet pasur parasysh se per nje biznes te vogel apo mesatar edhe nje mase administrative me vlere me te vogel rendon ne mase te konsiderueshme ne mbarevajtjen e biznesit, ashtu si dhe, nga ana tjeter, nje gjobe me larte se kjo vlere mund te jete e perballueshme per nje biznes te konsoliduar agro-ushqimor.
Nisur nga kjo, BTSH kerkon ne te gjitha rastet garanci ligjore te mjaftueshme per nje ankimim kompetent dhe te paanshem, gjithashtu propozon qe komisionet ankimore per ankimet me vlere inspektimi mbi 300’000 leke te perbehen nga:
- 3 anetare nga Ministria e Bujqesise;
- 1 anetar nga AKU;
- Dhe 1 anetar te jete perfaqesues i biznesit, i propozuar nga grupet e interesit.
Ne cdo rast vetem tre anetaret e komisionit te emeruar nga Ministria e Bujqesise kane te drejte vote.
Ndersa lidhur me masat administrative per inspektimet nen 300.000 leke ne propozojme qe Komisioni i Ankimimit te operoje brenda AKU dhe te asistohet nga stafi i saj, me kusht qe ai te jete i perbere nga jo me pak se 5 persona, ku 3 prej te cileve te jene specialiste nga stafi i Ministrise se Bujqesise si dhe 1 nga AKU dhe 1 perfaqesues i biznesit.