Blog

09/09/2016

Kerkese per shfuqizimin e Udhezimit Nr.7, dt.15.06.2012 te MPPT “Per kontrollin e mjeteve te transportit ne regjim te temperaturave te kontrolluara sipas marreveshjes ATP”, si dhe akteve te tjera nenligjore ne lidhje me kete udhezim

9 Shtator 2016, Tirane
BASHKIMI TREGTAR I SHQIPERISE
Kerkese per shfuqizimin e Udhezimit  Nr.7, dt.15.06.2012 te MPPT “Per kontrollin e mjeteve te transportit ne regjim te temperaturave te kontrolluara sipas marreveshjes ATP”, si dhe akteve te tjera nenligjore ne lidhje me kete udhezim

Drejtuar:
Ministrise se Transportit dhe Infrastruktures

Per dijeni :    Ministrise se Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes
Ministrise se Financave
Ministrise se Bujqesise, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujerave

Dhe ne vemendje te:
SH.T. Z. Edi Rama
Kryeminister

“Bashkimi Tregtar i Shqiperise”, si perfaqesuese e interesave te aktivitetit te distributoreve dhe shitesve me pakice ne Shqiperi, parashtron ketu me poshte problemin e evidentuar nga subjektet tregtare, te cilet kryejne me mjetet e tyre furnizimin ne shkalle vendi, me produkte ushqimore.
Prezantimi i problematikes
Keto dite subjektet tregtare te cilat kryejne transport te brendshem te ushqimeve jane ndeshur me nje problem serioz, konkretisht mjetet e transportit, furgone frigoriferike, ndalohen nga inspektoret e Drejtorise se Shfrytezimit te automjeteve dhe u kerkohet “dokumenti i kolaudimit te pajisjes frigoriferike dhe çertifikimit perkates per ATP”.
Inpektoret veprojne ne baze te nje udhezimi te Ministrit te Transporteve dt.15.06.2012, i cili me akte te tjera nenligjore konkretisht ate te dates 03.08.2016, kane kekruar qe deri me dt.01.09.2016, pra brenda 28 ditesh nga dalja e ketij akti te Minitrit, te behet kolaudimi i te gjithe mjeteve/furgoneve frigoriferike.
Me hasjen e ketij porblemi, me tej subjektet i jane referuar Aktit te Ministrit te dates 03.08.2016 ne lidhje me kryerjen e kolaudimit te ketyre mjeteve, akt i cili vetem ka emeruar shoqerine “Ekspert ATP per kryerjen e kontrolleve sipas seksioneve 5 dhe 6 te shtojces 2, aneksi 1, te marreveshjes “Per transportin nderkombetar te ushqimeve delikate dhe mjetet e veçanta qe perdoren ne keto transporte” (ATP).
Ne asnje pargraf te ketij akti nuk parashikohen as tarifat, as afatet dhe as penalitetet eventuale ne rast te tejkalimit te afateve nga subjektet.
Me interesimin e subjekteve prane shoqerise eksperte, jane mesuar tarifat qe do te aplikohen, per te cilat subjektet nuk gjejne asnje baze ligjore, marveshje, apo akt te cituar, i cili ka vendosur tarifat ne fjale.
Konkretisht procesi i kolaudimi per keto mjete/furgone frigoriferike duhet te behet ne nje kapanon te shoqerise eksperte ne Kamez dhe kushton nga 30’000 deri 60’000 Leke te reja per mjetet.
Nderkohe kolaudimi i plote i mjetit qe behet nga SGS kushton 2’ 940 Leke.                                                Lehtesisht verehet se kolaudimi vetem i frigoriferit kushton rreth 15 here me shume!!!
Vleresimi i kuadrit Ligjor ne fuqi qe trajton mjetet frigoriferike

Perveç kostos se larte te ketij kolaudimi, deshirojme te sjellim ne vemendje disa shkelje ligjore dhe proçedurale.
Baza ligjore e perdorur ne Udhezimin date 15.06.2012, Nr. 7, eshte:
Ne mbeshtetje te pikes 4 te nenit 102 te Kushtetutes, ligjit nr. 9289, date 7.10.2004 “Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne marreveshjen “Per transportin nderkombetar te ushqimeve delikate dhe mjetet e veçanta, qe perdoren ne keto transporte”, nenit 50 te ligjit nr. 8308, date 18.3.1998 “Per transportet rrugore” te ndryshuar,

1. Marreveshja Europiane mbi Transportin Nderkombetar te mallrave ushqimore delikate (ATP, Accord Transport Perissable) eshte ratifikuar me ligjin Nr.9289, dt.07.10.2004. Ne kete ligj, ne Nenin 50 shkruhet: “ Mjetet qe kryejne transportin nderkombetar te mallrave” dhe askund per “Mjetet qe kryejne transport te brendshem”

2. Neni 50 i ligjit nr. 8308, date 18.3.1998 “Per transportet rrugore” te ndryshuar, eshte pjese e Kreut “KREU III.3 TRANSPORTI NDERKOMBETAR I MALLRAVE” te ligjit. Ky nen shprehet se:
a) Mjetet qe kryejne transport nderkombetar te mallrave, duhet te jene te pajisur me dokumente te percaktuara nga ministri dhe dokumente te kerkuara nga marreveshjet  nderkombetare te nenshkruara ne emer te Republikes se Shqiperise, me perjashtim te rasteve te percaktuara ndryshe ne keto marreveshje.
b) Formati i dokumenteve te percaktuara si me siper miratohet dhe jepet nga ministri ose organet e autorizuara prej tij.
c) Ministri ose organe te tjera kompetente do te sigurojne  informacionin e nevojshem

Ne udhezimin e Ministrit te Transporteve Nr.7, dt.15.06.2012, i cili i referohet Nenit 50 te ligjit te mesiperm percaktohet dhe per “Mjete qe qarkullojne brenda territorit te Shqiperise”. Pra shihet qarte qe udhezimi per shtrirjen e ATP per mjetet frigoriferike qe qarkullojne brenda vendit tejkalon detyrimet e vena nga ligji perkates, i cili konsideron vetem mjetet e transportit nderkombetar.
Per pasoje eshte evidente qe udhezimi ne fjale eshte i paligjshem. Ne mendojme qe duhet te nderhyhet menjehere per shfuqizimin e tij dhe revokimin e cdo akti te bazuar ne te perfshire edhe emerimin e “ekspertit kolaudator”.

3. Ligji Per transportet rrugore  ka ndryshuar  8 here nga data e miratimit te tij,  dhe ne asnje  ndryshim te tij nuk i referohet  nenit 50 te siper cituar.

4. Furgonet e transportit te brendshem kontrollohen per respektimin e temperaturave nga AKU dhe pajisen me leje vjetore nga Ministria e Bujqesise.
Pra legjislacioni vendas e rregullon kontrollin e ketyre mjeteve me ligje te tjera, te cilat nuk jane pjese e legjisalcionit te transportit. E konsiderojme te tepert nje kolaudim te trete supplementar, aq me teper kur marreveshja nderkombetare dhe ligji perkates nuk e detyrojne dhe nuk e ngarkojne Ministrin te nxjerre akte nenligjore per rregullime te tilla.

Per sa mesiper, ne kushtet qe Udhezimi i Ministrit te Transporteve Nr.7, dt.15.06.2012 si nje akt nenligjor:
–    i referohet  nje marreveshje nderkombetare  qe  vendos kufizime dhe kritere vetem  per transporte nderkombetar;
–    i referohet  nje ligji te brendshem i cili ne nenin perkates shprehet vetem per transportin nderkombetar;
–    dhe Ministri ngarkohet  nga ligji per keto dokumenta te transportit nderkombetar te nxjerre akte nenligjore
vleresojme se ky udhezim ne pjese te tij eshte ne kapercim te  rregullimeve qe ligjvenesi ka vendosur per transportin e brendshem.
Si konkluzion, duke marre ne konsiderate se:
1.    Rritja e barres fiskale te subjekteve tregtare me nje tarife te re dhe shume te larte, eshte bere pa asnje konsulte ne shkalle te gjere me te gjitha grupet e interesit.
2.    Emerimi i nje kompanie te vetme Eksperte, krijon bazat per nje monopol kolaudimi, i cili pasqyrohet dhe ne tarifa rreth 15 here me te larte se ajo e kolaudimit te plote te automjetit. Sjellim ne vemendje se ne Italine fqinje jane 122 kompani qe kolaudojne mjetet dhe japin çertifikata ATP;
3.    Per nje subjekt tregtar me rreth 50 mjete transporti frigoriferike, do te rritej kostoja me mesatarisht 2’250’000 Leke/vit (rreth 16’500 euro), kosto e cila do te pasqyrohet ne cmimet e produkteve;
4.    Mjete firgoriferike perdoren per transportin e disa produkteve ushqimore, te cilat jane grupim kryesor i mallrave te shportes, pra mallrave te domosdoshme per konsum. Rritja e cmimeve te ketyre produkteve te shportes do te kontribuoje ne uljen e nivelit te jeteses ne vend.
5.    Vendosja e ketij detyrimi, tarifave dhe afateve te njoftuara verbalisht nuk kane nje baze ligjore;
6.    Dhe ne perfundim ne kushtet qe Udhezimi i Minsitrit te Transporteve Nr.7, dt.15.06.2012 eshte nje akt nenligjor, i cili eshte ne kapercim te rregullimeve te vendosura nga ligjvenesi per tranportin e brendshem, si shpjeguar me siper ne permbajtjen e kesaj letre….

Bshkimi Tregtar i Shqiperise ka paraqitur prane institucioneve te sipercituara, kerkesen per shfuqizimin e paragrafeve te Udhezimit te MPPT per transportin e brendshem, te cilat jane ne kundershtim me Ligjin Nr.9289, dt.07.10.2004 per ratifikimin e Marreveshjes Europiane mbi Transportin Nderkombetar te mallrave ushqimore delikate (ATP), dhe rrjedhimisht te aktit te Minsitrit date 03/08/2016 si dhe akteve te tjera nenligjore ne lidhje me kete udhezim.

Baza Ligjore:      1) Ligji nr. 9289, date 7.10.2004 “Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne marreveshjen “Per transportin nderkombetar te ushqimeve delikate dhe mjetet e veçanta, qe perdoren ne keto transporte (ATP)”
2) ligjit nr. 8308, date 18.3.1998 “Per transportet rrugore” te ndryshuar
3) Udhezimi  Nr.7, dt.15.06.2012 te MPPT “Per kontrollin e mjeteve te transportit ne regjim te temperaturave te kontrolluara sipas marreveshjes ATP;
2) Akt i Ministrit te Transportit dhe Infrastruktures date 03.08.2016 Nr. Prot. 3090/1 mbi emerimin e shoqerise “SHPRESA – AL” shpk Tirane “Ekspert ATP per kryerjen e kontrolleve sipas seksioneve 5 dhe 6 te shtojces 2, aneksi 1, te marreveshjes “Per transportin nderkombetar te ushqimeve delikate dhe mjetet e veçanta qe perdoren ne keto transporte” (ATP)”.

Shoqata “Bashkimi Tregtar i Shqiperise”

Publikime
About admin-btsh