Blog

19/05/2020

Deklarate – Qendrimi i BTSH lidhur me ndryshimet ne legjislacionin per inspektimet

Qeveria Shqiptare qe prej vitit 2018 eshte zotuar te kryeje nje sere reformash te thella ne kuader te zhvillimit te inspektimeve duke perfshire konceptin e inspektimit online, analizes se riskut etj., hapa te cilet synojne te lehtesojne procesin e inspektimit si per biznesin ashtu edhe per inspektoriatet.
Megjithate nga viti 2018 e deri me sot, pavaresisht hapave pozitive te ndermarre dhe arritjeve te Inspektoriatit Qendror, Komuniteti i biznesit ne Shqiperi ende has problematika te thella lidhur me kete çeshtje duke shprehur vazhdimisht rezervat dhe shqetesimet e tij kundrejt zhvillimit te inspektimeve dhe nevojen per nje reforme te thelle ne kete aspekt.
Aktualisht biznesi ne Shqiperi perballet me nje numer shume te madh inspektimesh, te cilet shpesh here zhvillohen per arsye te njejta dhe i vetmi aspekt qe ndryshon eshte inspektoriati.
Perplasja e kompetencave mes inspektoriateve, inspektore jo profesionale, korrupsioni ne radhet e tyre dhe shume faktore te tjere kane veshtiresuar vazhdimisht marredhenien e biznesit me inspektimin, duke renduar pozitat e bizneseve.
Si shoqata perfaqeuese te biznesit qe operon ne territorin shqiptar, kemi qene te perfshira me mendimet e sugjerimet tona ne draftin e ndryshimeve ligjore te paraqitur nga IQ, te ligjit Nr. 10433 “Per Inspektimet ne RSH”.
Nje takim i tille u realizua midis nesh dhe me dt. 12.05.2022 dhe ne perfundim te tij i kemi nisur nje kerkese zyrtare me shkrim ZV/KM dhe per dijeni KM te Shqiperise, ku si perfaqesues te Komunitetit te Biznesit njezeri kerkojme:

1. ristrukturimin e inspektoriateve me qellim uljen e numrit te tyre;
2. rritjen e transparences gjate inspektimeve dhe uljen e barres administrative ndaj biznesit;
3. rritjen e kapaciteteve funksionale per kryerjen e inspektimeve online permes e-Inspektim;
4. rritjen e efektivitetit dhe koordinimit mes trupave inspektuese te cilat kryejne funksione te ngjashme;
5. inspektore te kualifikuar dhe profesioniste te fushes ne baze te llojit te inspektimit;
6. inspektime ne baze te standardeve europiane;

Me besimin se inspektimi duhet te jete nje proces keshillimi dhe formalizimi me shume se ndeshkimi, Dhomat e Tregtise ne vend, dhe organizatat e biznesit vendas dhe te huaj, i bejne thirrje Qeverise per konsiderimin e kerkesave te biznesit dhe permbylljen sa me te shpejte te reformave ne kete aspekt.

Publikime
About admin-btsh