Blog

06/06/2023

Workshop “Marreveshjet ne Oferta ne Proçedurat e Prokurimit Publik” me Autoritetin e Konkurrences

“Bashkimi Tregtar i Shqiperise” dhe “Autoriteti i Konkurreces” mbajten Workshop-in me teme “Marreveshjet ne Oferta ne Proçedurat e Prokurimit Publik ne Kuptim te Ligjit Nr. 9121, Date 28.07.2003 “Per Mbrojtjen e Konkurrences””.

Drejtoresha Ekzekutive e “Bashkimi Tregtar i Shqiperise”, Znj. Mira Pogaci, me vizionin dhe kompetencen e sipermarrjeve, pjese e “Bashkimit Tregtar te Shqiperise”, theksoi se prokurimet publike jane nje nga çeshtjet kyçe per te gjitha kompanite qe kane kontakt me institucionet publike. Ky proces eshte sfidues, kerkon seriozitet dhe eshte edhe me i rendesishem ne optiken e te paturit nje konkurrence te shendetshme dhe te hapur, per te siguruar vlere maksimale per pjesmarresit, autoritetet dhe padyshim fondet publike.

Kryetari i Autoritetit te Konkurrences, Z. Denar Biba, me nje prezantim te Autoritetit, qe synon te ndihmoje bizneset ne rritjen e tyre dhe perballimin e sfidave te mundshme, paraqiti:

  • Marreveshjet ne Oferta ne Proçedurat e Prokurimit Publik;
  • Programin “Perputhshmeria me Rregullat e Konkurrences”;
  • Programin “Lehtesimi nga Gjobat”.

Workshopi ishte nje manifestim i perpjekjeve te perbashketa te Autoritetit te Konkurrences dhe Bashkimit Tregtar te Shqiperise per te promovuar nje kulture te ndergjegjshme te konkurrences dhe per te siguruar qe prokurimet publike te jene transparente dhe te drejta per te gjithe.

Pjesemarrja ishte nga kompani qe operojne ne sektore te ndryshem te ekonomise, si industrite perpunuese dhe prodhuese te produkteve, tregtia e te gjitha produkteve, operatoret e distribucionit, pakices dhe te tjera, sektori i elektronikes, teknologjise dhe sherbimeve, te cilet perfituan nga informacionet e shperndara dhe diskutuar ne kete Workshop.

“Bashkimi Tregtar i Shqiperise” shpreh perkushtimin e tij te plote per luften kunder korrupsionit ne prokurimet publike dhe zhvillon kete aktivitet si nje hap te metejshem per te krijuar nje treg konkurrues, ku te gjithe te perfitojne.

Publikime
About admin-btsh