Blog

23/12/2021

Deklarata e “Bashkimi Tregtar i Shqiperise” dhe organizarave te tjera te biznesit lidhur me rritjen e cmimit te energjise elektrike

Karakteristikat fiziko-gjeografike dhe klima i atribuojnë Shqipërisë një potencial të madh për energjinë hidroelektrike, energjinë diellore dhe energjinë e erës. Pavarësisht potencialit të madh të energjisë së pastër, totalisht nga burimet e rinovueshme, aktualisht vendi nuk prodhon atë që është e nevojshme për nevojat e tij dhe është i detyruar të importojë nga jashtë, duke vuajtur kështu pasojat negative të rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Shqipëria është një vend që energjinë e prodhon nga burime 100% të rinovueshme, siç janë hidrocentralet. Por, politika e qeverisë shqiptare, prej vitesh ka qenë një politikë tregtare. Në kushtet aktuale, që çmimi i importit është rritur shumë, kuptohet që kjo politikë tregtare e emergjencës, është jo fitimprurëse. Shqipëria ka një potencial hidro-elektrik dhe mund ta shtojë kapacitetin e prodhimit të brendshëm me 33%. Me këtë shtesë të prodhimit të hidrocentraleve, do të mund të plotësonte kërkesat e brendshme për energji, pa qenë e varur nga çmimet e importit dhe nga kriza e energjisë.

Biznesi vendas dhe i huaj është njoftuar, që prej janarit të 2022, 7538 biznese te lidhura ne tensionin 6kv, 10kv dhe 20kv, do të dalin ne tregun e liberalizuar të energjisë elektrike.

Shoqatat e biznesit shqiptare dhe të huaja, pasi u njohën me këto ndryshime kundërshtojnë këto masa, pasi ky ndryshim do të sjellë si pasojë: rritjen ndjeshem te kostos së prodhimit, te shperndarjes, te magazinimit dhe servimit te mallrave e produkteve ne pikat e shitjeve per konsumatoret, që do të reflektojë në mënyrë të paevitueshme rritjen e çmimeve të produkteve ne tregun vendas.

Ne vijim, duke konsideruar se gjithe binzeset e vogla (per te cilat eshte vendosur te mos ndryshohet çmimi i energjise elektrike) furnizohen me produkte apo lende te pare nga operatoret e tjere ne tregun vendas, rritja e kostove te produkteve prej rritjes se cmimit te energjise do te preke njeherazi bizneset e vogla. Rritja e kostove të produkteve do të sjellë ulje te prodhimit, sikurse te eksporteve e importeve, duke rezultuar ne nje tkurrje te pergjitshme ekonomike, e cila do te pasohet me uljen e punësimit dhe uljen e kontributeve dhe taksave te tjera.

Keto ndryshime, krahas performances se operatoreve do te impaktojne ndjeshem buxhetin familjar per vititn 2022.

 Shoqatat e biznesit nepermjet kesaj deklarate publike i kërkojnë fuqimisht Qeverise Shqiptare:

  1. Të qartësohen dhe garantohen kushtet për një treg energjetik të stabilizuar, të paanshëm, joarbitrar, demokratik, pasi nuk ekzistojnë absolutisht kushte të tilla për daljen në treg të 7538 subjekteve sipërmarrese, të cilat aktualisht furnizohen me energji nga operatori publik. Nuk mund të hyhet në një treg pa ditur më parë rregullat e funksionimit të tregut. Aktualisht në Shqiperi nuk ka as treg të liberalizuar dhe bursa e energjise ALPEX nuk eshte funksionale, e cila është kushti vendimtar për vetë ekzistencën e tregut të energjisë elektrike.
  1. Të mos rriten tarifat për shpërndarjen dhe transmetimin e energjisë. Propozimi i OST-së dhe OSHEE Sh.a. për rritjen e tarifave përkatëse të shpërndarjes dhe transmetimit është i pabazuar në kostot reale të këtyre dy subjekteve. Në kushtet aktuale të krizës energjtike, rritja e këtyre tarifave nuk reflektohet proporcionalisht me kostot që ka operatori i transmetimit dhe ai i shpërndarjes. Citojmë propozimin e OST-së për rritje të tarifës në masën 69%,  i cili nuk justifikon humbjen ekonomike dhe kostot e tij.
  1. Të miratohen ndryshime të nevojshme ligjore për lehtësimin e procedurave të vetëprodhimit të energjisë elektrike nga shoqëritë e vogla, të mesme apo klientë familjarë pa u limituar te fuqia e instaluar 500 kW nga panelet diellore, por edhe duke përfshirë burime të tjera të rinovueshme të tilla, si era apo uji.
  1. Kërkojmë që rritja e çmimit të energjisë të jetë trasparente dhe rritja të reflektohet vetëm per pjesën takuese të energjisë së importuar, jo prodhimin nga hidrocentraleve publike. E njejta skeme sherbimi te ofrohet edhe per operatoret ekonomike te lidhur ne tensionin 35kV per sa kohe kriza energjitike e shpallur me VKM nr. 584, datë 08.10.2021 eshte ne fuqi.
  1. Të krijohet urgjent një tryezë teknike negociatash nga Qeveria Shqipetare me përfaqësuesit e organizatave te biznesit dhe me pranine e Komunitetit Europian.

Nëse nuk do të ketë asnjë dialog për krijimin e tryezës teknike, shoqatat firmatare të biznesit do të ndërmarrin veprime të tjera të dakordësuara, që do të komunikohen pas datës 24 dhjetor.

About admin-btsh