Shoqata “Bashkimi Tregtar i Shqiperise” mori pjese ne takimin e perbashket me Ministrine e Turizmit dhe Mjedisit lidhur me problematikat e heqjes nga perdorimi i qeseve plastike dhe problematikave qe mund te shfaqen pas dates 1 Qershor.
Ne kete kuader, BTSH ri-solli edhe nje here ne vemendje te Minstrise nje sere ceshtjesh te cilat ende jane te paqarta apo te patrajtuara nga aktet normative. Konkretisht:
- nxjerrjen e akteve nenligjore qe percaktojne qartesisht se cilat jane qeset dhe paketimet e lejuara;
- koordinim me institucionet e tjera partnere (Dogana, AKM dhe ISHMT) lidhur me percaktimin e sakte te kodeve doganore, lejimin e importit, perdorimin etj.
Lidhur me keto ceshtje, nga ana e Ministrise na u be me dije se:
- Eshte marre ne konsiderate kerkesa e BTSH per caktimin e nje periudhe tranzicioni (deri ne daljen e akteve normative), gjate te ciles nuk do te aplikohen masa administrative;
- Ministria ka nisur punen per amendimin e VKM Nr. 177, date 06.03.2012 “Per ambalazhet dhe mbetjet e tyre” ne zgjidhje te problematikave te ngritura nga biznesi;
Gjithashtu, nga perfaqesuesit e biznesit bashkarisht u kerkua krijimi i nje grupi ad-hoc me qellim trajtimin e metejshem per sa diskutuar ne takim, si dhe vendosjen e nje linje komunikimi per te denoncuar te gjjitha rastet e abuzimit apo problematikat e qe mund te shfaqen ne vijimesi.