Stafi ekzekutiv

56Zyra e Shoqatës “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” është e ngarkuar në menxhimin e aktivitetit të përditshëm në përputhje me misionin dhe objektivat e shoqatës, si dhe legjislacionin në fuqi.

Drejtori Ekzekutiv

Me përzgjedhjen e Anëtarëve të Bordit të shoqatës, drejtimi i zyrës së BTSH i është besuar prej Dhjetorit 2015 Znj. Mira Pogaçi.

Shkurtimisht, Drejtori Ekekutiv përfaqëson shoqatën, mbron ineresat e saj dhe anëtareve të saj. Udheheq veprimtarinë e përditshme të BTSH në kontakt të vazhdueshëm me anëtaret e shoqatës, institucionet dhe organet e interesit, si dhe trupat e huaj të atashuar në vend. Drejton e organizon punën me stafin dhe keshilltarët e BTSH. Gjithashtu përfaqëson veprimtarinë e BTSH jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë si dhe kundrejt palëve të treta.

Ekipi

BTSH ka profesionistë të cilët e mbështesin punën e saj. Në të njëjtën kohë BTSH gjithashtu punon me ekspertë dhe këshilltarë të jashtëm për të adresuar çështjet ligjore dhe financiare me ndikim të gjerë mbi veprimtarinë tregtare te distributorëve dhe shitësve me pakicë në vendin tonë.