Blog

03/07/2019

Takim zyrtar BTSH me Atasheun Ekonomik prane Ambasades Italiane ne Tirane 3 Korrik 2019

Bashkimi Tregtar i Shqiperise perfaqesuar nga Drejtori Ekzekutiv i saj Znj. Mira Pogaci mori pjese ne takimin e organizuar nga pergjegjesi i Zyres Tregtare prane Ambasades Italiane.

Qellimi i ketij takimi ishte njohja institucionale ndermjet paleve, njohja me punen dhe aktivitetin e Bashkimit Tregtar te Shqiperise nder vite si nje nga organizatat kryesore ne vend ne mbeshtetje te biznesit,por njekohesisht edhe shkembimi i keshillave, ideve dhe eksperiencave ne lidhje me aktivitetin biznesor ne vend.

Me Z. Stajano u zhvillua nje diskutim i gjate per nje sere ceshtjesh te cilat shqetesojne biznesin Italian ne Shqiperi por jo vetem, sfidat qe biznesi ne pergjithesi has por edhe se si mund te permiresohet klima e biznesit ne vend dhe cfare mund te behet me teper per ti ndihmuar ata ne aktivitetet perkatese.

Ne perfundim te takimit u la e hapur mundesia per zhvillimin e takimeve te tjera te ketij formati me Zyren Tregtare te Ambasades Italiane dhe gjithashtu e bashkepunimeve ne te ardhmen midis ketyre dy organizimeve ne mbrojtje te bizneseve ne vend.

Publikime
About admin-btsh