Blog

13/06/2019

BTSH mbi ndryshimet e Kodit Penal ne sferen e Sigurise Ushqimore

Inspektimet e fundit nga ana e Autoritetit Kombetar te Ushqimit nxorren ne pah problematika te medha per sa i perket sigurise ushqimore. Qe nga nivelet disa here me te larta te kimikateve e deri tek praktikat e gabuara te paketimit dhe ruajtjes se produkteve bene qe Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural ne bashkepunim me AKU te ndermerrte nismen qe ndyshimeve ne Kodin Penal t’ju nenshtrohej edhe seksioni i Sigurise Ushqimore.

Ndryshimet sipas Projekt-ligjit te depozituar ne Kuvend preknin:

Nenin 288 – Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin

Importimi, prodhimi, ruajtja, ofrimi për shitje, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër e ushqimeve, pijeve, lëndëve të tjera ushqimore, barnave të rrezikshme si dhe futja në prodhim e kimikateve, materialeve dhe lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë e të pijeve, në shkelje të kërkesave të legjislacionit të posaçëm dënohet me burgim deri në tre vjet.

Po kjo vepër, kur është kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose kur nga kjo vepër penale është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit ose vdekja e njeriut, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e disa personave, fëmijëve, grave shtatzëna dënohet me burgim nga dhjetë vjet deri në pesëmbëdhjetë vjet

 si dhe parashikohej shtimi i tre Neneve te tjera:

Neni 288/c -Importimi, prodhimi dhe tregtimi i ushqimeve, pijeve, barnave dhe artikujve të tjerë ushqimorë jashtë afatit të përdorimit

Importimi, prodhimi, ruajtja, ofrimi për shitje, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër e ushqimeve, pijeve, barnave, materialeve dhe lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë e të pijeve pas afatit të përdorimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim gjer në dy vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Neni 288/c – Mashtrimi me produktet ushqimore

Importimi, prodhimi, ruajtja, ofrimi për shitje, falsifikimi, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër e ushqimeve, pijeve, barnave, materialeve dhe lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë e të pijeve, në të cilën janë shënuar të dhëna të cilat nuk i korrespondojnë përmbajtjes, llojit, kategorizimit, prejardhjes, origjinës, sasisë apo cilësisë së produktit apo produkte pa të dhënat e mësipërme, siç parashikohet në legjislacionin në fuqi, ose paraqitja e të dhënave të rreme në etiketimin e produkteve ushqimore apo barnave, dënohet me burgim deri në  tre vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e njeriut, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

dhe

Neni 288/d – Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së organeve shtetërore në fushën e sigurisë ushqimore

Thyerja, heqja, zëvendësimi, ndërrimi ose falsifikimi i shenjave të sigurisë të vendosura nga organet shtetërore në fushën e sigurisë ushqimore për qëllime mbikqyrjeje ose kontrolli ose pezullimi të veprimtarisë tregtare në mjediset ekonomike, mbi mjetet e transportit ose mbi mallra, me qëllim zhvleftësimin e masave të marra, lëvizjen e mallrave ushqimore ose rifillimin e aktivitetit, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet për mallra të kontaminuara ose të paidentifikuara, dënohet me burgim deri në pesë vjet.”

Keto ndryshime synonin forcimin e masave te sigurise, permiresimin e situates aktuale dhe mbi te gjitha ndeshkimin e atyre subjekteve prodhues/tregtare te cilet me vetedije ofronin per shitje tek konsumatori produkte te cilet nuk kishin standartet e duhura per konsum njerezor ose klasifikoeshin si te rrezikshme per shendetin.

Por pavaresisht qellimit te mire te nismes menyra e formulimit te neneve ne Projekt-ligj shfaq paqartesi dhe problematika te medha per biznesin e rregullt ne vend. Problematika kryesore qe haset eshte mungesa e nje ndarje te qarte midis hallkave te prodhimit duke sjelle dashur, padashur pergjegjesi penale per personat e gabuar pavaresisht nese subjekti i marre ne pergjegjesi ka qene pjese e hallkave te prodhimit apo jo.

Nisur nga problematikat e shfaqura BTSH shpreh mendimin se eshte i nevojshem rishikimi i projekt ligjit me qellim shmangien e situatave problematike qe mund te vijne nga zbatimi i tij ne praktike pas miratimit te tij ne Kuvend.

Publikime
About admin-btsh