“Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” ka kënaqësinë t’ju njoftojë se organizata jonë ka arritur një marrëveshje me “Sportelin Unik për Administrimin e të Drejtës së Autorit” (SUADA) për aplikim tarifash preferenciale për përdorimin e veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit, për të gjithë subjektet Anëtare të “Bashkimit Tregtar të Shqipërisë”.
Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, të gjithë anëtarët e BTSH përfitojnë tarifa rreth 80% më të ulëta për Tiranën, si dhe zbritje të mëtejshme për qytetet e tjera, për detyrimet nga 1 janari 2020 e në vijim, drejt këtij Sporteli.
BTSH është një organizatë gjithmonë në mbrojtje dhe mbështetje të sipërmarrjes vendase, me shtrirje në të gjithë Shqipërinë. Ne vazhdojmë të punojmë për të përmbushur qëllimin tonë kryesor për të mbrojtur interesat e sipërmarrjes lokale dhe për të përmirësuar klimën e biznesit.
Këtu përfshihen të gjitha subjektet të cilat kanë ambiente të mbyllura dhe/ose të hapura të vendosura në qendra tregtare si vijon:
- Market/Supermarket; Dyqane pajisjesh elektronike;
- Qendra Tregtare;
- Dyqane dhe njësi tregtare të shërbimeve të tipit boutique të ndryshme;
- Galeri të përhershme artistike (pikë shitje);
- Beauty point;
- Sallon bukurie;
- Njësi shitje produkte artizanale;
- Sherbime të tjera gastronomie që nuk kanë vende akomodimi për klientë (take away). Qofte këto ambiente të lokalizuara në qytete të ndryshme të Shqipërisë, brenda apo jashtë qendrave tregtare.