Blog

14/06/2019

BTSH ne lidhje me projekt-ligjin “Per Mbrojtjen e Shendetit te Konsumatoreve nga Produktet e Duhanit”

Qe nga depozitimi i tij projekt-ligji Per Mbrojtjen e Shendetiti nga Produktet e Duhanit ka shkaktuar mjaft diskutime sidomos midis komunitetit te biznesit ne vend. Projekt-ligji fillestar i depozituar parashikonte nje sere ndryshimesh ne ligjin ekzistues si:

  • pasija me license e subjekteve  te cilat tregetojne duhan;
  • paisja me etiketa te detajuara e produkeve te duhenit;
  • ndalimi i produkteve te duhanit me shije karakjteristike;
  • ndalimi i paketave me me pak se 10 cigare etj.

Nisur nga projket-ligji i depozituar dhe problematikat qe ai sillte per biznesin, Bashkimi Tregtar i Shqiperise i’u drejtua me ane ten je letre Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale e cila ishte edhe iniciatore e projektit. Ne letren e drejtuar Ministrise, BTSH shprehte shqetesimet e biznesit te cilet zhvillojne aktivite ne fushen e tregtimit te produkteve te duhanit.

Shqetesimi kryesor i ngritur nga BTSH ishte parashikimi i paisjes me licensa te subjekteve me qellim zvogelimin e numrit te pikave qe tregtojne produkte te duhanit gje e cila do te ndikonte edhe ne uljen e konsumit te duhanit.

Sipas BTSH ky parashikim i paisjes me license jo vetem qe nuk do te frenonoje konsumin e duhanit por perkundrazi do te ndikoje ne lulezimin e tregut informal/ambulator. Rasti me i njohur i nje parashikimi te tille eshte rasti i Hungarise e cila me qellim uljen e konsumit te duhanit nga te rinjte uli numrin e subjekteve te licensuar per te tregtuar duhan ne 7000. Ne rastin e siperpermendur efektet ishin pothuajse te gjitha negative si mbyllja e bizneseve te vogla, rritja e numrit te papunesise si dhe dyfishimi i shifrave te tregtise informale.

Nisur nga shembulli i Hungarise BTSH eshte e mendimit se efekte te ngjashme mund te vijne edhe per Shqiperine ne rast te detyrimit te subjekteve per paisjen me licensa dhe natyrisht efekti me i madh pritet te shfaqet tek bizneset e vogla dhe te mesme. Keto biznese jane burimi kryesor i te ardhurave per familjet te cilat i zoterojne dhe per ta marrja e nje license do te jete relativisht e veshtire ne krahasim me subjektet e medha ne vend te cilet do te kene mundesi te sigurojne nje numer me te madh licensash per perdorim te tyre.

Nga ana tjeter subjektet e palicensuara mund te vazhdojne tregetimin e produktev te duhanit ne te zeze dhe pa asnje lloj kontrolli cilesie apo permajtje nga ana e autoriteteve shtetrore duke u kthyer ne nje rrezik potencial per shendetine konsumatorit.

Bazuar ne argumentat e paraqitura nga Bashkimi Tregetar i Shqiperise permes letres, Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale vendosi ndryshimin e projekt-ligjit dhe heqjen e parashikimit i cili detyronte subjektet per paisjen me licensa.

Projekt-ligji i ri i hartuar ne bashkepunim me BTSH si perfaqsuese e bizneseve me aktiviet ne fushen e prodhimit dhe tergtimit te produkteve te duhanit pritet te kaloje ne Kuvend per miratim ne seancen e dates 18.07.2019.

Publikime
About admin-btsh