Blog

23/12/2022

Tryeze diskutimi me Autoritetin e Konkurrences dhe Agjensine e Prokurimeve Publike 

Bashkimi Tregtar i Shqiperise mori pjese ne tryezen e diskutimit te organizuar nga Autoriteti i Konkurrences ne bashkepunim me Agjensine e Prokurimeve Publike me ne fokus konkurrencen dhe prokurimet publike.

Lidhur me kete ceshtje, krahas problematikave aktuale te proceseve te prokurimit publik, gjate takimit u diskutuan nje sere ceshtjesh:

Se pari perfshirjen e nje sere konceptesh te reja mbi ofertimin si me poshte. Per keto, Autoriteti Konkurrences dhe APP pritet gjate diteve ne vijim te nxjerrin nje Udherrefyes te perbashket, per Operatoret Ekonomik dhe vecanerisht per Autoritetet gjate kontrollit te ofertave, me qellim dallimin e rasteve te meposhtme:

  • Oferte e mbuluar
    • Kur konkurrentet pranojne te paraqesin oferte me te larte sesa oferta e fituesit te percaktuar;
    • Njeri nga konkurrentet pranon te ofertoje me nje shume e cila eshte shume shume e madhe per t’u pranuar si oferte;
    • Njeri nga konkurrentet paraqet nje oferte e cila permban terma specifike te cilat jane te papranueshme nga AK;
  • Oferte ne rotacion eshte ajo oferte kur konkurrentet pranojne te ofertojne, por bien dakord te rotullojne te qenurit fitues;
  • Ndarje e tregut fenomen i cili ndosh kur konkurrentet ndajne ne pjese tregun dhe bien dakord qe te mos konkurrojne ne nje pjese te caktuar konsumatoresh, ose nje pjese te caktuar gjeografike;
  • Oferte e permbajtur eshte ajo oferte kukonkurrentet bien dakord te mos ofertojne apo te terhiqen nga nje oferte e paraqitur ne menyre qe oferta e percaktuar fituese ne marreveshje te pranohet si e tille;

Keto parashikime do te pasqyrohen dhe ne ndryshimet ne legjislacionet perkatese qe udheheqin keto dy institucioneve dhe njehsimi i koncepteve/perkufizimeve. Gjithashtu parashikohet, perfshirja e Autoritetit te Konkurrences ne metodat e zbulimit, sanksionet, e me gjere.

Publikime
About admin-btsh