Blog

11/10/2019

Bashkimi Tregtar i Shqipërisë merr pjesë në Konferencën Vjetore të Bankës së Shqipërisë

Bashkimi Tregtar i Shqipërisë mori pjesë në Konferencën Vjetore të Bankës së Shqipërisë me temë “A brave new world. The future of banking in emerging Europe.”

Punimet e konferencës bënë bashkë personalitete të fushës së ekonomisë të cilet trajtuan një sërë temash të rëndësishme në lidhje me sistemin bankar dhe sfidat që has në vendin tonë.

BTSH ndoqi me vëmëndje këtë konferencë dhe seksionet e saj të punës, të cilat i gjeti me interes në veçanti zhvillimin e qëndrueshëm bankar, i cili është partner i biznesit, transaksioneve dhe investimeve të këtij të fundit.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në fjalën e tij u shpreh se është tepër e rëndësishme të kemi një sistem financiar të qëndrueshëm i cili zhvillohet vazhdimisht si një indikator direkt në zhvillimin e ekonomisë. Këtë fakt Guvernatori e mbështeti me eksperiencën e pothuaj tre dekadave të fundit ku sistemi bankar ka pasur një rëndësi mjaft të madhe. Gjatë dekadës së parë u bënë një sërë hapash fillestarë, por zhvillimin më të madh e mori gjatë dekadës së dytë. Gjatë kësaj periudhe sistemi bankar në vend u zgjerua dukshëm njëkohësisht duke u rritur edhe konkurrenca duke i hapur rrugë zhvillimit ekonomik. Ai u shpreh se Banka e Shqipërisë si autoritet monetar kryesisht në vitet e fundit e ka fokusuar punën e saj në zbutjen e efekteve të krizës monetare e clia edhe pse nuk e preku dejtpërdrejt vendin tonë shkaktoi probleme të mëdha për ekonominë.

Në përfundim të fjalës së tij Guvernatori u shpreh se institucioni të cilin ai drejton ka punuar për përmirësimin e mëtejshëm të arkitekturës rregullatore të sistemit financiar në vend si dhe të rrjeteve të sigurise. Megjithatë duhet kushtuar vëmëndje inovacionit teknologjik dhe kulturës financiare.

Në vazhdim në seksionin e saj të parë konferenca trajtoi zhvillimet teknologjike, ristrukturimin dhe kontekstin e politikave monetare. Në këtë seksion gjithashtu u shfaq një panoramë më e qartë e sistemit bankar shqiptar, si ka evoluar ndër vite dhe potenciali që ka për të ardhmen.

Në seksionin e dytë u trajtua se si bankat në Europën Juglindore dhe në veçanti në Shqipëri përballen me sfidat që vijnë si nga institucionet rregullatore ashtu edhe nga institucione të tjera financiare jo-banka dhe si do të ndikojë zhvillimi teknologjik në rritjen dhe stabilitetin finaciar.

Seksioni i tretë paneli i guvernatorit trajtoi disa nga problematikat kyçe në lidhje me të ardhmen e bankingut dhe shërbimeve financiare në përgjithësi. Diskutimi u fokusua në politikat dhe rregullatorët me qëllim rigjenerimin e ndërmjetësimit financiar jo vetëm në vendon tonë por edhe në Europën Juglindore.

Publikime
About admin-btsh